Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në zonën e Schengenit, kështu si dhe në teritorin e Hungarisë vetëm me vizë valide të Schengenit (përveҫ, nëse posedojnë leje qëndrim valid të përkohshëm ose lejeqëndrim afatgjatë). Të gjithë personat në fjalë, përpos vizës valide duhet të plotësojnë kushtet e caktuara në ligjet e BE-së (shembull: vlefshmëria e pasaportës duhet të paktën tre muaj të tejkalojë kohën e planifikuar të largimit nga shtetet anëtare, duhet të vërtetojnë qëllimin dhe rrethanat e qëndrimit të parashikuar, duhet të kenë sigurimin e duhur të mbulimit financiar, si dhe nuk duhet të kenë ndonjë ndalesë për të hyrë ne zonën schengen).
Në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë shtrihet rrethoja e përkohëshme e sigurisë kufitare, e cila është ndërtuar nga shtigjet e gjata dhe nga mjetet e ndryshme të monitorimit dhe alarmit. Kalimi i kësaj pengese fizikisht nuk është i mundur.
Kapërcimi, prerja e rrethojes kufitare mund të shkaktojë lëndime serioze. Megjithatë kushdo që dëmton rrethojën kufitare kryen një vepër penale, e cila mund të denohet me burgim. Kryerësi i veprës mund të arrestohet gjatë pritjes së aktgjykimit deri në një vendim të gjyqit.
Qëllimi i vetëm i kontrabandistëve është të mashtroj viktimat e tyre me informacione të rrejshme, duke përfituar kështu nga paratë dhe pasuritë e tyre.
Sa i përket kushteve të hyrjës në Hungari, Ambasada e Hungarisë në Prishtinë mund të sigurojë informacion të besueshëm për të gjithë personat e interesuar.